Ç'ndodhi sërish mes Kylie Jenner dhe Travis Scott?!

Mediale Vip

Ç'ndodhi sërish mes Kylie Jenner dhe Travis Scott?!

Më: 9 janar 2023 Në ora: 20:06
Kylie Jenner dhe Travis Scott

Kylie Jenner dhe Travis Scott janë prej ditësh qendra e vëmendjen së mediave.

Thuhet se çifti janë ndarë sërish, më pak se një vit pasi mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të dytë. Në fakt ky lajm nuk na befason shumë, aq më tepër që javët e fundit ata janë dukur gjithnjë e më të largët. Dyshja nuk i kanë kaluar as pushimet bashkë: Kylie ishte në aspen me familjen dhe miqtë e saj. Por asnjë gjurmë prej tij.

Reperi është parë në New York dhe ka qenë pikërisht kjo që ka nxitur dyshimet. Për më tepër, ai ka hequr nga Instagrami të gjithë miqtë e Kyliet.

Në vitin 2019, të dy u ndanë për një kohë, por më pas u rikthyen bashkë dhe në shkurt të vitit të kaluar, pas Stormit të vogël të lindur në 2017, erdhi edhe fëmija i tyre i dytë. Ata ende nuk e kanë zbuluar emrin e djalit.

Vetë ata nuk kanë reaguar lidhur me lajmet teksa koha do e tregojë nëse ndarja do jetë përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat