Robert Aliaj flet për eksperiencën e djalit të tij në “Big Brother VIP”: Kur një vajzë i kërkon…

Mediale Vip

Robert Aliaj flet për eksperiencën e djalit të tij në “Big Brother VIP”: Kur një vajzë i kërkon…

Më: 9 janar 2023 Në ora: 20:07
Krist dhe Robert Aliaj

Robert Aliaj ka komentuar së fundmi eksperiencën e të birit të tij në “BBVIP” gjatë një lidhje ‘Skype’ në “Shqipëria Live”.

Sipas artistit, Kirstit i është bërë një presion psikologjik nga vajzat e spektaklit dhe theksoi se është ngacmuar brenda shtëpisë së famshme.

“Është e qartë, e kam të vështirë të prononcohem për Kristin sepse duket sikur po e mbroj, edhe pse nuk kam për çfarë e mbroj sepse nuk ka bërë gjë. Kristi më mbron mua, sepse unë e kam edukuar vetë. E kam bërë të jetë i aftë. Unë marr shumë përgjigje nga Kristi. Unë ndihmohem nga djali im dhe jam i lumtur për këtë gjë. Të flas siç e analizoj unë situatën, jo si prind.

Kristi është vënë në situatë të vështirë. Është një provokim shumë i rëndë, kur një vajzë i kërkon publikisht me imponim që unë do fle më ty. Në kokën e një djali është presion psikologjik. Unë vura re përballjen brilante që bëri Kristi atje duke mbajtur një distancë.”– tha Roberti.

Kujtojmë se djali i Robert Aliajt ka deklaruar se jashtë ka një lidhje dhe një person që e pret, ndaj edhe zgjedh të qëndrojë sa më larg femrave. Por duket se Kejvina është e vendosur ta bëjë për vete.

Modelja ka shkaktuar humor me veprimin e saj brenda shtëpisë së BBV kur i ka hyrë në shtrat gjatë natës Kristi Aliajt. Ajo ishte në përpjekje për t’i bërë një lojë, por pasi pa që nuk e kishte arrirë qëllimin e saj, tha që Kristi nuk ia vlen.

“Më fal se paskam ngatërruar shtrat, nuk është shtrati im”. Teksa drejtohet nga dhoma dhe thotë më pas “s’ia vlen ky moj të thashë”. Megjithatë, Kejvina duket e vendosur për të fjetur me Krist Aliajn në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Gjatë gjithë kohës, ajo ka vijuar me ngacmime ndaj Kristit. “O do fle me ty sonte, o ti nuk do flesh fare, o do flemë bashkë, ose do rrimë zgjuar”, tha modelja. Nga ana tjetër, Kristi iu përgjigj ftohtë kësaj ftese: “Po mirë, nuk po fle fare!”.

Ajo që duket si lojë brenda shtëpisë, jashtë perceptohet se në fakt modelja e pëlqen Kristin dhe ka nisur ta joshë atë. Ndërkaq, modelja nuk i ka ndalur edhe provokimet e drejtpërdrejta ndaj tij “Dua edhe salsiçe…”, tha Kejvina gjetë bisedës me banorët, batutë që ka shkaktuar shumë të qeshura mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat