Princi Harry ka diçka për të thënë për vdekjen e Lady Diana

Mediale Vip

Princi Harry ka diçka për të thënë për vdekjen e Lady Diana

Më: 9 janar 2023 Në ora: 20:31
Princi Harry

"Ka shumë gjëra që janë të pashpjegueshme..."

Princi Harry pranon se ka ende pyetje në lidhje me vdekjen tragjike të nënës së tij, Princeshës Diana.

Duka i Sussex, i cili ishte vetëm 12 vjeç kur nëna e tij ndërroi jetë në 1997, e bëri këtë deklaratë gjatë intervistës së tij të parë televizive pas publikimit të librit “Spare”.

Harry sqaroi, se pavarsisht kësaj, nuk "e shihte me vend" hapjen e një hetimi tjetër pas kaq shumë vitesh.

Ai gjithashtu tha se kishte parë fotot e frikshme nga vendi i ngjarjes menjëherë pas vdekjes së nënës së tij, për t'u përpjekur të kuptonte se çfarë kishte ndodhur.

Harry i tha Bradby-t se kujtonte që kishte parë paparacët në dritare duke bërë foto ndërsa Diana po vdiste, në vend që ta ndihmonin.

Duke e krahasuar vdekjen e Dianës, Harry tha se ishte "me të vërtetë i frikësuar për atë që do të ndodhte" me të dhe gruan e tij Meghan Markle.

Frika e ndërsjellë bëri që Duka dhe Dukesha e Sussex të largoheshin përfundimisht si anëtarë të lartë të familjes mbretërore dhe të zhvendoseshin nga MB në Kaliforni në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat