Nuk e durojnë dot njëra-tjetrën? Kjo foto e Victoria Beckham me partneren e të birit i tregoi të gjitha

Mediale Vip

Nuk e durojnë dot njëra-tjetrën? Kjo foto e Victoria Beckham me partneren e të birit i tregoi të gjitha

Më: 9 janar 2023 Në ora: 21:03
Victoria Beckham me familje

A morën fund thashethemeve?

Victoria Beckham me sa duket i dha fu d spekulimeve se ajo dhe Nicola Peltz nuk janë në marrëdhënie të mira duke postuar një foto të rrallë me nusen e saj në Instagram.

"Gëzuar ditëlindjen. Shpresoj të kalosh një ditë të bukur!!! Të puth.”-ka shkruar Victoria në Instagram për ditëlindjen e aktores. Vajza e ditëlindjes i është përgjigjur Beckham-it duke shkruar: “Faleminderit shumë!”

Në foto, aktorja - e cila u martua me djalin 23-vjeçar të Victoria, Brooklyn Beckham, vitin e kaluar - shfaqet me një fustan të verdhë ndërsa ishte ulur në një banak kuzhine. Peltz shfaqet duke buzëqeshur para kamerës së bashku me stilisten, e cila dukej po aq elegant me një fustan të zi.

Shumë fansa shkruan në sektorin e komenteve mbi përçarjen e supozuar midis Victoria dhe Peltz, me disa që pyesnin nëse fotografia shënoi fundin e dramës së tyre. Po ashtu, edhe David e uroi në mediar sociale nusen e djalit.

Gushtin e kaluar, u tha se Peltz dhe Victoria nuk mund ta "duronin njëra-tjetrën" - disa muaj pasi aktorja u martua me Brooklyn.

"Organizimi i dasmës ishte i tmerrshëm," raportuan mediat në atë kohë. Nicola veshi një fustan nga Valentino, në vend të një fustani të Victoria Beckham, i cili besohej se ishte një burim tensioni.

"Unë do të shkoja dhe doja shumë të [visha një dizajn nga Victoria], dhe më pas disa muaj më vonë, ajo kuptoi se atelieja e saj nuk mund ta bënte këtë, kështu që më duhej të zgjidhja një fustan tjetër," tha Nicola e pyetur për thashethemet për grindjet familjare. “Ajo nuk tha që nuk mund ta veshësh. Nuk thashë që nuk doja ta veshja. Këtu filloi, dhe më pas mediat shpikën skenare me këtë.

Brooklyn gjithashtu mohoi se kishte probleme mes bashkëshortes dhe nënës së tij. “Kam mësuar se ata(mediat) gjithmonë do të përpiqen të shkruajnë gjëra të tilla. Ata gjithmonë do të përpiqen t'i poshtërojnë njerëzit. Por të gjithë shkojnë mirë, gjë që është mirë.”- vuri në dukje Brooklyn për "Variety".

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat