Pse Harry është i shqetësuar për rënien 'alarmante' të flokëve të vëllait, Princit William?

Mediale Vip

Pse Harry është i shqetësuar për rënien 'alarmante' të flokëve të vëllait, Princit William?

Më: 9 janar 2023 Në ora: 23:18
Princi Harry, Princi William

Mirupafshim dashurisë vëllazërore.

Princi Harry vazhdon tu qëndrojë deklaratave që ai bëri duke tërhequr vëmendjen ndaj rënies "alarmante" të flokëve të vëllait të tij, Princit William, në librin e tij "Spare".

Duka i Sussex u shfaq në "60 Minutes" të dielën mbrëma dhe foli me Anderson Cooper për marrëdhënien me vëllain e tij të madh. Cooper lexoi fillimin e "Spare", në të cilin Princi Harry shkruan për rënien e flokëve të Princit William.

"Mua nuk më duket sikur ai i ka prerë. Unë dhe vëllai im e duam njëri-tjetrin. E dua shumë.”-tha Harry.

Ai i tha gjithashtu Cooper se ka pasur shumë dhimbje midis vëllezërve, veçanërisht gjashtë vitet e fundit, dhe se ata nuk flasin më rregullisht. Në "Spare", Princi Harry përshkruan momentin pas funeralit të gjyshit të tyre, Princit Philip, kur vuri re se si pamja fizike e vëllait të tij kishte ndryshuar vitet e fundit.

“Unë e shikova Willy-n, e pashë vërtet atë, ndoshta për herë të parë që kur ishim të vegjël. I pashë të gjitha: rënia alarmues e flokëve, më e avancuar se e imja; ngjashmëria e tij e madhe me mamin, e cila po shuhej me kalimin e kohës”, shkruan Harry.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat