Luizi i BB VIP Albania sqaron se përse gënjeu që është i sëmurë me tumor

Mediale Vip

Luizi i BB VIP Albania sqaron se përse gënjeu që është i sëmurë me tumor

Më: 11 janar 2023 Në ora: 14:03
Luiz Ejlli

Luiz Ejlli ka tronditur mbrëmë (e martë) mbarë popullin shqiptar në lidhje me mashtrimin që bëri.

Ai ditë më parë tha se vuan nga tumori, gjersa i pyetur më pas në Prime për sëmundjen zbuloi se nuk kishte të bënte me të, por me një shok të tij.

Kjo revoltoi të gjithë banorët, përdoruesit e rrjeteve sociale e në ndërkohë u bënë edhe disa akuza kundrejt produksionit.

Këngëtari shqiptar më vonë u pa duke biseduar me Efin, gjersa kjo e fundit i kërkoi llogari se përse e bëri një gjë të tillë.

“Përse e bëre historinë tënde?”, ka qenë pyetja drejtuar nga banorja, për të cilën Luizi dha disa sqarime.

“Të jesh në qendër të vëmendjes, të jesh krejt në rregull, ndihesh i pathyeshëm, ndihesh aq i fortë dhe një moment ulesh dhe thua se po ia fus vetes. Të duket normale. Të duket normale, i çmendur dukem. Po ta them. Unë ia dhashë me emër mbiemër, kush është dhe mere në telefon po të duash. I thash që nuk e jap publikisht por ta jap kështu. Merrni pyetni, si është kush është”, tha fillimisht Ejlli.

“Që dola mashtrues, kot, për t’ia futur vetes. Se unë duke qenë se kam bërë gallata gjithë ditën, duke qenë i qeshur, duke i ngacmuar të gjithë, duke qenë i fortë. Nuk kam asnjë rrezik prej askujt. Përse po e bëj unë këtë. Në qoftë se e kanë marrë kështu, do të dalë. Unë e sqarova. Fillova duke e folur njëjës pasi nuk dëshiroja ta bëj në emër të tij. Palidhje dhe në fund, nuk e kanë publikuar gjithë klipin. Prandaj më erdhi inat, por nuk ia vlen që të përzihem. Në fund krejt se nuk mbaron ashtu prandaj mbeta e pashë që do e mbyllnin aty ma ndjeu zemra, e mbyllën aty”, shtoi artisti në vazhdim të bisedës që bëri me Efin.

Luizi mbrëmë po ashtu bëri disa teste mjekësore, nga të cilat u rezultua se gëzon shëndet të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat