Prindërit e Kiarës flasin për Luizin: 'U tregua cinik, u shqetësuam'

Mediale Vip

Prindërit e Kiarës flasin për Luizin: 'U tregua cinik, u shqetësuam'

Më: 11 janar 2023 Në ora: 21:09
Luizi, Kiara

Kushdo po jep një opinion mbi Luizin dhe Kiarën. Dhe kryesisht njerëzit ndahen në dy grupe, ata që duan t'i shohin bashkë dhe ata që mendojnë se Kiara duhet t'i qëndrojë larg Luizit, sidomos pas situatës së fundit. 

Po prindërit e moderatores çfarë mendojnë rreth këtij fakti? Ata kanë folur sot për "Ftesë në 5" dhe nuk i kanë kursyer kritikat as për të bijën e as për Luizin. 

Babai i Kiarës u shpreh se e bija duhet të ishte treguar e prerë që në momentin e parë që mori vesh gënjeshtrën e Luizit, pasi sipas tij, ky i fundit është treguar cinik. 

"Dua të përshëndes Arbanën që arriti të menaxhonte një emision që mund t’i dilte nga duart. Kiara është kjo që është, ata janë të kushtëzuar nga të drejtat personale, i mungon privatësia, Kiara ka nevojë të rrijë vetëm. Me thënë të drejtën unë u shokova. E besova, më vinte keq për Kiarën, Luizi e fitoi krejt besimin e Kiarës, ai është një lojtar shumë i fortë por duhet të ketë kujdes se këmbënguljen nga cinizmi e ndan një vijë e hodhe dhe ai mu duk cinik. Kiara mu duk pak e ekzagjeruar, duhet të ishte e prerë që në fillim."-tha ai. 

Sa i përket nënës së Kiarës, ajo është shprehur se ndihet shumë e prekur nga komentet negative në rrjete sociale për Kiarën. 

"Ne u shqetësuam jashtëzakonisht me thënë të drejtën për Luizin. Nuk u fokusuam shumë në marrëdhënien mes tyre. Ne menduam që Kiara të hiqte dorë që dje nga lekët për të ndihmuar Luizin. Këta rrinë deri në 3-4 të mëngjesit dhe ne bashkë me ta por ata flenë deri në 12 ndërsa ne duhet të ikim në punë. Mua më prek më shumë kur lexoj sharjet për Kiarën në rrjete sociale, ajo nuk i meriton."- u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat