Në fillim Shakira tani Miley Cyrus, këngëtarja ‘thumbon’ ish-bashkëshortin në këngën e saj të fundit: Mund t’i blej vetes lule

Mediale Vip

Në fillim Shakira tani Miley Cyrus, këngëtarja ‘thumbon’ ish-bashkëshortin në këngën e saj të fundit: Mund t’i blej vetes lule

Më: 1 janar 1970 Në ora: 01:00
Miley Cyrus

Miley Cyrus ka publikuar këngën e saj më të fundit të titulluar “Flowers” të shkëputur nga albumi i saj më i ri “Endless Summer Vacation”.

Në videoklipin e këngës së re, artistja duke bërë dush, krejtësisht e zhveshur dhe dëgjohet duke përsëritur shprehjen “Mund të dua më mirë”.

Ndërsa kënga mund të jetë rreth diçkaje të mundshme për dashurinë ndaj vetvetes, ajo që tërhoqi vëmendjen janë ‘thumbat’ që Cyrus hodhi ndaj ish-bashkëshortit të saj, aktorit Liam Hemsëorth, të cilën mund ta quajmë një ‘diss’ të ngjashëm me atë të Shakirës për Piquen.

Miley këndon për dashurinë, për veten dhe rëndësinë e mirëqenies personale. Teksti shoqërohet me një video që tregon këngëtaren, e cila sapo është përballur me një ndarje të supozuar dhe që kupton një të vërtetë të madhe: ajo mund të jetojë dhe të lulëzojë vetë. Cyrus shfrytëzon rastin për të bërë të qartë faktin e lartpërmendur me një varg shumë kuptimplotë:

“Mund t’i blej vetes lule/Shkruaj emrin tim në rërë/Flas me vete për orë të tëra/Po, gjëra që nuk i kuptoni”, këndon Cyrus. “Mund ta marr veten duke kërcyer, po/mund të mbaj dorën time/Po, mund ta dua veten më mirë se ti”.

Vargu merr domethënie më të madhe për shkak të dy detajeve të vogla: kënga është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj “Ëhen I Ëas Your Man” e Bruno Mars-it, një këngë që Liam Hemsëorth ia kushtoi gruas së tij të atëhershme, dhe se Cyrus hodhi bombën në ditëlindjen e aktorit.

Kënga pason publikimin e fundit të Shakira-s me Bizarrap, ku tekstet e këngëtares kolumbiane thuhet gjithashtu se po ‘thumbojnë’ ish-in e saj Gerard Pique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat