Rozana Radi zbulon të vërtetën e sherrit me Noizyn që bëri bujë në media

Mediale Vip

Rozana Radi zbulon të vërtetën e sherrit me Noizyn që bëri bujë në media

Më: 14 janar 2023 Në ora: 10:00
Radi rrëfen për herë të parë të vërtetën e marrëdhënies me reperin Noizy.

Këngëtarja e njohur Rozana Radi rrëfen për herë të parë të vërtetën e marrëdhënies me reperin Noizy.

Pas dy bashkëpunimeve të tyre në këngët ‘Fly’ dhe ‘Mr.Yesterday’, u përfol se mes tyre kishte pasur konflikte dhe i kishin dhënë fund miqësisë.

Por si është e vërteta? Gjatë intervistës me moderatoren Ester Bylyku të emisionit ‘Glamour Zone’, Rozana Radi tha:

‘Unë dhe Noizy nuk jemi zënë asnjëherë. Kurrë nuk kemi patur konflikte me njëri-tjetrin. Ai është shumë djalë i mirë. Thashethemet se kemi bëre sherr, janë përhapur sepse unë dikur kam thënë që nuk dëgjoj rap. Ndërsa në një rast tjetër kam thënë se kam dëgjuar këngën e Stresit ‘Lambo’, njerëzit janë keqkuptuar dhe kanë menduar se kam thumbuar Noizyn. Por nuk është e vërtetë.‘

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat