Rozana Radi sqaron të vërtetën pas zërave se është ndarë nga partneri

Mediale Vip

Rozana Radi sqaron të vërtetën pas zërave se është ndarë nga partneri

Më: 14 janar 2023 Në ora: 20:06
Rozana Radi

Rozana Radi prej më shumë se 10 vitesh ndodhet në një romancë me një person jo publik. Për këtë arsye ajo ka vendosur mos ta ekspozojë partnerin e saj në publik, ndonëse shpesh ka folur për raportin e tyre në intervista. 

Si shumë personazhe publike, as ajo nuk u ka shpëtuar lajmeve të pavërteta mbi jetën e saj romantike. Thënë kjo, disa javë më parë u raportua se Rozana dhe partneri i saj po kalojnë krizë dhe më pas se janë ndarë. 

Së fundmi, artistja e njohur ka sqaruar njëherë e mirë këto zëra, duke u shprehur se është shumë e lumtur me partnerin e saj dhe gjithçka shkon më së miri mes tyre. Gjithashtu, Rozana tregoi edhe një ves të saj në lidhje: i kontrollon telefonin partnerit. 

"Gjithmonë, gjithmonë ia kontrolloj telefonin, dhe nuk kam nevojë të mendohem fare përpara se të përgjigjem. Nuk kam kapur asgjë, por e kam fiksim t’ia kontrolloj. Nëse e merr telefonin do gjesh patjetër diçka edhe nëse është ndonjë mesazh pa të keq. Unë e di këtë dhe vazhdoj ta kontrolloj (qesh). Prandaj i them publikisht Shpëtimit të ndryshojë kodin e telefonit. Por gjithsesi burrat i fshinë mesazhet para se të vijnë në shtëpi (qesh)"-tha ajo mes batutave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat