Mikela eliminohet nga Big Brother VIP

Mediale Vip

Mikela eliminohet nga Big Brother VIP

Më: 15 janar 2023 Në ora: 00:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Publiku që ndjek Big Brother Vip Albania ka votuar gjatë javës për të eliminuar njërin nga banorët që ishin në nominim.

Arbana ka zbuluar se në mes Kiara Titos dhe Mikela Pupës, largohet kjo e fundit.

Mikela e cila kishte hyrë bashkë me Efin ka lënë shtëpinë, duke i dhënë fund aventurës së saj në këtë spektakël.

Mbetet të shihet nëse ajo ka biletën e kthimit, apo vetëm vajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat