Amos: E turpshme për shqiptarët që bëjnë hero Luizin

Mediale Vip

Amos: E turpshme për shqiptarët që bëjnë hero Luizin

Më: 15 janar 2023 Në ora: 08:34
Luizi dhe Amos

Banorët janë habitur mbrëmë që Luizi i shpëtoi i pari nominimit, çka tregon që publiku e ka mbështetur me vota për të mos dalë nga shtëpia.

Amos ka qenë një nga banorët që ka reaguar ashpër duke u shprehur se për shqiptarët është e pafalshme që bëjnë hero Luizin.

“E turpshme për shqiptarët që bëjnë hero Luizin. Ofendimet dhe mashtrimet më të mëdha janë bërë nga ky person dhe ju vazhdoni e toleroni. Ky njeri është kthyer në hero.

Ça po ndodh?! Nuk e kuptoj. Ky njeri vetëm ka sharë, ka manipuluar, është përpjekur të përdorë një sëmundje kaq të rëndë vetëm për të fituar simpatinë e njerëzve, doli që mashtroi dhe tani i shpëtoi nominimit i pari. Ka një gjë që nuk shkon me këtë shoqëri. Po vlerësohen antivlerat në këtë vend. Është e pafalshme, është e turpshme për të gjithë shqiptarët që ky njeri të bëhet hero”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat