Çfarë di Olsa? “Mund ta dëmtoj Tean, por zgjedh të heshtë”

Mediale Vip

Çfarë di Olsa? “Mund ta dëmtoj Tean, por zgjedh të heshtë”

Më: 15 janar 2023 Në ora: 21:03
Olsa Muhameti

Tea është ndër banoret që brenda shtëpisë po zbulon historinë e saj të famshme. Duke e vënë theksi te presioni që kishte nga produksioni, ish-konkurrentja e “Për’puthen” u shpreh se mashtroi për lidhjen me Andin, sepse kështu iu kërkua.

Por, duket se autorja e “Për’puthen”, nuk i ka kursyer “kërcënimet” për Tean në një dalje të saj publike. Olsa Muhameti e ftuar në “Wake up”, ka folur për vajzat e “Për’puthen”, të cilat janë bërë pjesë e “Big Brother”, duke u ndalur te Tea. Sipas Olsës, Tea vazhdon akuzon të tjerët për situata që i ka krijuar vetë. Olsa u shpreh se ajo mund ta kishte dëmtuar Tean si personazh, por ka heshtur.

Gjërat mes meje dhe Teas nuk janë sheshuar tamam, por kam qasjen që gjithmonë t’i respektoj dhe t’i fal. Tea vazhdon akoma dhe akuzon të tjerët për situata që i ka krijuar vetë dhe është bërë pjesë e lojës vetë, pa e drejtuar askush nga ne.

Tea i di shumë mirë këto. Unë Tean mund ta kisha dëmtuar shumë si personazh, por heshta në atë kohë dhe po hesht sepse nuk kam dashur ta dëmtoj”, u shpreh Olsa. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes dy vajzave, pasi Tea bëri publike historinë e dashurisë me Beartin, por që atëherë e deri më tani, Tea vijon të akuzojë produksionin për gjithçka ndodhi. Nga ana tjetër edhe Olsa nuk i kursyer thumbat në rrjetet sociale dedikuar asaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat