Kim Kardashian për martesën e ish-burrit: “Ajo e urren”

Mediale Vip

Kim Kardashian për martesën e ish-burrit: “Ajo e urren”

Më: 16 janar 2023 Në ora: 06:58
Kim Kardashian

Martesa e fshehtë e Kanye West-it me partneren Bianca Censori bëri jo shumë bujë në mediat e huaja.

Por cfarë mendimi ka Kim Kardashian për këtë martesë?

“Page Six” bën me dije se Kim nuk e ka pritur mirë lajmin. Ajo dyshonte prej kohësh se mes stilistes dhe reperit nuk kishte vetëm një marrëdhënie pune por mes tyre lindte një romance.

“Ajo e ka përbuzur prej kohësh stilisten pa asnjë arsye të veçantë. Kim e urren atë”, tha një burim për ketë media.

Censori ka punuar në kompaninë ku West mbikëqyr projekte të ndryshme të modës dhe dizajnit prej disa vitesh.

Media “TMZ” shkruajti të premten se së fundmi ata u martuan në një ceremoni private megjithëse ata nuk morën një certifikatë martese për ta zyrtarizuar këtë marrëdhënie.

Thuhet gjithashtu se çifti i ri shkuan për të kaluar muajin e mjaltit në Utah në një resort luksoz pas ceremonisë së tyre private të dasmës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat