Xhuli Nura: Është shumë personale kur e kam humbur virgjërinë, por ka ndodhur shumë vonë

Mediale Vip

Xhuli Nura: Është shumë personale kur e kam humbur virgjërinë, por ka ndodhur shumë vonë

Më: 16 janar 2023 Në ora: 22:38
Xhuli Nura

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, ditën e sotme (e hënë) ka pasur një sërë pyetjesh për banorët e tjerë.

Kësaj radhe, Lugati e pyeti banoren Xhuli Nura se në çfarë moshe e ka humbur virgjërinë.

Pyetjes nuk ka hezituar që t’i përgjigjet bukuroshja nga Drenica, duke i thënë se kjo ka ndodhur shumë vonë.

“Nuk flas për këto gjëra se janë shumë personale, por ka ndodhur shumë vonë”, ka thënë Nura.

Ata më pas filluan ngacmimet me njëri-tjetrin e shakatë nuk munguan në këtë rast.

Xhuli përndryshe është njëra nga banoret më të komentuara në BBVK, e cila deri më tani ka bërë shumë zhurmë për qëndrimin në shtëpi.

Ajo mes tjerash ka bërë rrëfime të shumta edhe për jetën personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat