Dardy dhe Bardhi publikojnë këngën e re “Inati”

Mediale Vip

Dardy dhe Bardhi publikojnë këngën e re “Inati”

Më: 17 janar 2023 Në ora: 00:37
Dardy dhe Bardhi

Dardy dhe Bardhi kanë prezantuar sot (e hënë) projektin e ri muzikor.

“Inati” mban titullin bashkëpunimi i tyre, i cili është shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga vet artistët, kurse për klipin është kujdesur produksioni nga Prizreni, XL Films.

Projekti i tyre është publikuar tashmë në YouTube, në kanalin zyrtar të MilieuTV.

Ky duet besohet se do të pritet mirë nga publiku dhe për pak kohë ka mbledhur mijëra shikime.

Bardhi edhe këtë vit po vazhdon të jetë një nga yjet më të kërkuar në tregun muzikor shqiptar.

Ai është një nga artistët që i përshtatet thuajse çdo artisti, pavarësisht zhanrit të muzikës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat