U përjashtua nga Big Brother, çfarë ndodhi me Kejvinën pas daljes nga shtëpia?

Mediale Vip

U përjashtua nga Big Brother, çfarë ndodhi me Kejvinën pas daljes nga shtëpia?

Më: 18 janar 2023 Në ora: 14:24
Kejvina Kthella

Mbrëmjen e djeshme Kejvina Kthella u largua nga shtëpia e Big Brother Vip Albania me vendim të produksionit. Shkak për këtë u bë dhuna fizike ndaj Luiz Ejllit.

Por çfarë ndodhi me të pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri?

Bëjmë një përmbledhje të shkurtër, ndërsa analizat dhe konkluzionet jua lejmë juve në dorë.

Pas daljes nga shtëpia, Kejvina nuk u paraqit në studio si të gjithë banorët pas eliminimeve.

Deri më tani, Kejvina nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet e saj sociale.

Menjëherë pas daljes nga shtëpia mbrëmjen e djeshme, në Instagramin e saj janë bllokuar të gjithë komentet në cdo postim.

Ndjekësit e Kejvinës në Instagram vazhdojnë të ulen ndjeshëm.

Kujtojmë që aktualisht emri i Kejvinës është në listën e SPAK për sekuestrim pasurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat