Bëhet deklarata për Kejvinën: Nuk e nxorri vëllai i madh nga shtëpia, por…

Mediale Vip

Bëhet deklarata për Kejvinën: Nuk e nxorri vëllai i madh nga shtëpia, por…

Më: 20 janar 2023 Në ora: 08:00
Kejvina Kthjella

E ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” ish-banorja e shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, Zhaklina Gjolla, e cila e ndërpreu shpejtë aventurën e saj në reality show, ndër të tjera foli edhe për skualifikimin në Prime-n e fundit të Kejvina Kthjellës.

Gazetarja e njohur e komentoi kështu përjashtimin e Kejvinës, për të cilën produksioni mori vendimin që të largohej pas dh,nës (shup lakave) ndaj Luiz Ejllit gjatë debatit të tyre:

“Kush e përjashtoi? Vetja. E di pse? Sepse unë mendoj që Kejvinës ju mbush mendja se brenda në shtëpi, që pozitiviteti dhe të qenurit një njeri normal nuk ecën dhe Kejvina normale që ne po shihnim, mendoj që nuk do të vlerësohej, sepse meqenëse Olta brenda shtëpisë shihej si një konkurrente shumë e fortë, pasi nuk dihet nga banorët brenda shtëpisë që Olta ka atë lloj përçmimi nga publiku.

Ajo ka menduar që “Okej, Olta është më e forta e shtëpisë se u tregua shumë agresive dhe bëri këtë gjë, kështu që mund të bëhem edhe unë agre sive”.

Kejvina filloi ta shtonte dozën e agres ivitetit dita-ditës. Kejvina pati pak më shumë kohë, dhe mendoj që arriti në këtë përfundim që brenda kësaj shtëpie u vlerësonka agres iviteti dhe kjo bën show dhe spektakël, prandaj dhe unë po i dedikohem anës sime agr esive. Unë mendoj që kjo u luajt në mendjen e Kejvinës dhe fakti që pr esioni i kohës u shtua.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat