Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mund të divorcohen këtë vit?!

Mediale Vip

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mund të divorcohen këtë vit?!

Më: 22 janar 2023 Në ora: 07:47
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se po jetojnë një përrallë pasi u martuan vitin e kaluar, 18 vjet pas miqësisë dhe fejesës së tyre të parë.

Megjithatë, një fallxhore bëri një parashikim jo fort inkurajues për çiftin. Mhoni Vidente, mjaft e njohur për parashikimet për personazhet e famshëm, ka treguar se mes këngëtares dhe aktorit ekziston një dashuri e sinqertë dhe nuk do të jetë mungesa e ndjenjës ajo që do të shkaktojë prishjen e kësaj martese.

Sipas El Espectador, thuhet se problemet që ka diva e muzikës janë të natyrës familjare dhe janë për faktin se dikush që e ka zili i ka bërë asaj magji, e cila do të shkaktojë fundin e saj, pra martesën e saj me Affleck. Mhoni dha detaje të parashikimit të saj, duke theksuar se fëmijët e JLo, Max dhe Emme, nga martesa e saj me Marc Anthony, do të konfliktohen me tre fëmijët që Ben Affleck pati me Jennifer Garner: Violet, Seraphine dhe Samuel.

Sipas fallxhores, kjo situatë do ta kompleksojë lidhjen e tyre, e cila përfundimisht do të çojë në divorcin e tyre. El Espectador shton se kjo nuk është hera e parë që fjala “divorc” është hedhur rreth Bennifer. Më parë është përfolur se tipi kontrollues dhe kërkues i Jennifer Lopez do ta kishte pushtuar aktorin, i cili nuk ishte shumë i lumtur dhe do të kishte menduar të ndahej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat