“Femrat i ka kriju Allahu me provoke” - Komente të ulëta për sulmin seksual në Big Brother (+18)

Mediale Vip

“Femrat i ka kriju Allahu me provoke” - Komente të ulëta për sulmin seksual në Big Brother (+18)

Më: 22 janar 2023 Në ora: 13:40
Alaudini dhe Jonida - Moderatorët e BBVK

Duket se një nga banorët e Big Brother Vip Kosova, i quajtur me nofkën Stresi, ka shpëtuar pa therë në këmbë pas të paktën dy sulmeve seksuale që shihet se i ka bërë ndaj dy vajzave. Por, komentet e qytetarëve janë... tmerruese. 

Big Brother nuk është fatmirësisht Big Brotheri i George Orwellit. Mund të kritikohet e sulmohet brutalisht, siç po bëjnë shumë përdorues të platformës së mediave sociale Twitter ditëve të fundit. 

Stresi, një nga banorët që emrin real e ka Arkimed Lushaj, shihte qartë derisa e godet në prapanicë një banore të quajtur Juliana, e njohur me nofkën Xhuli. 

Big Brother Vip Kosova / Big Brotheri Kosova sulmohet brutalisht (me të drejtë) pasi toleroi Stresin të bënte sulme seksuale

Ai po ashtu duket derisa i vë dorën te gjinjtë e një banoreje tjetër, pa vullnetin e saj. 

Kjo u tematizua në emisionin qendror të fundit, por nxori arsyetime banale prej tij si “Kjo vet ka qef”.

E si duket, me këtë mendësi të degradimit të grave pajtohen edhe qytetarë tjerë. 

Ja çka shkruan, Xh.D.: 

“Femrat janë të lindura provokuese sepse ashtu edhe i ka kriju Allahu, andaj duhet të kenë më shumë kujdes sepse vështirë është mashkulli t’i përballoj provokimit të një femre: nuk thojnë kot se “femrat e ka shti dreqin në shishe”. Andaj mos akuzoni djemtë por femrat që i provokojnë sepse pa hongër hudër as era nuk i vjen askujt apo? Këtë thelë e themi të gjithë njerëzimi. Nëse do me kuptu të drejtën e me qenë i drejtë, atëherë rri shtremtë por logjiko e fol drejt.”

Image
Koment

“Po leni bre këto pollavra, ama bash sen s’ka thanë diçka që s’asht e vërtetë, ajo është provokatore e keqe, vezvezja e shpisë,” – tha B.B. 

Image
Koment

“Xhuli e çoj në WC Stresin, e u zhvesh para tij,” – tha një tjetër. 

Image
Koment

Pas shumë komenteve në Twitter që thonin se Stresi duhej larguar nga shtëpia Big Brother, ka reaguar një prej drejtuesve të këtij emisioni me emrin Liberta Spahiu që kishte thënë: “Nuk është BB format që nxjerrë jashtë apo lë brenda dikë me komente në Twitter apo Insta!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat