Rivaliteti vazhdon – Melinda thotë se nuk do të bashkëpunonte kurrë me Taynën

Mediale Vip

Rivaliteti vazhdon – Melinda thotë se nuk do të bashkëpunonte kurrë me Taynën

Më: 23 janar 2023 Në ora: 13:00
Melinda Ademi

Duket se rivaliteti me dy repereve më të famshme shqiptare, Melinda Ademi dhe Taynën po vazhdon.

Kjo gjë u konfirmuar edhe nga një deklaratë e fundit që ka bërë vetë Melinda në një paraqitje të radhës televizive.

Repereja ishte në mesin e të ftuarave në emisionin “Zemër Luana” me Luana Vjollcën dhe u pyet se me cilët prej artistëve do të bashkëpunonte dhe me cilët jo.

Ademi u shpreh se asaj i pëlqejnë të bashkëpunojë me artiste femra dhe zbuloi se me cilat do të

“Kisha pas qejf me bë një lëngë me Rina Balaj dhe Luanën, me atë që nuk do të doja të bëjë këngë për shkak se ka bërë shumë lojëra kundër meje është Tayna, kurrë në jetë, qao”, ka thënë Melinda.

Kujtojmë që të dyja artistet nuk i kanë kursyer thumbat drejt njëra-tjetër as në projektet që kanë realizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat