Vedati fillon me shakat: Janë liberalizuar vizat, aeroplani me piten e Xhulit do të niset nga Prishtina për në Komoran

Mediale Vip

Vedati fillon me shakat: Janë liberalizuar vizat, aeroplani me piten e Xhulit do të niset nga Prishtina për në Komoran

Më: 23 janar 2023 Në ora: 23:05
Vedat Bajrami

Kanë mjaftuar pak sekonda që prej hyrjes së tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova dhe aktori komedian, njëherësh konkurrenti më i ri i këtij formati televiziv, Vedat Bajrami ka nisur me batutat e tij.

Ai duke folur me shaka, u ka thënë banorëve “se vizat janë liberalizuar”, teksa nuk munguan të qeshurat e shumta të banorëve të tjerë.

“A mundem të zbuloj diçka? Është bërë liberalizimi i vizave dhe fluturimi i parë është Prishtinë-Komoran, me një aeroplan me piten e Xhulit”, ka thënë Vedati pos tjerash.

Ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm, për detaje të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat