2 Ton lanson këngën e re “Falem”

Mediale Vip

2 Ton lanson këngën e re “Falem”

Më: 24 janar 2023 Në ora: 18:52
2 Ton

Rap-artisti nga Ferizaj, 2 Ton, ka prezantuar ditën e sotme (e martë) projektin e ri muzikor.

“Falem” mban titullin kënga e tij e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Producimi i këtij projekti është bërë nga Dardd, kurse për masterizimin u kujdes Don Gima.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit ‘Grandmedia’.

Pak pas lansimit, kjo prurje e re e artistit të njohur mori reagime të shumta kryesisht pozitive.

Arton Avdyli (emri i vërtetë) po vazhdon të sjellë këngë të shumta, ku edhe gjatë vitit të kaluar ka qenë tejet i angazhuar.

Krahas kësaj, ai ishte shumë aktiv edhe me mbrëmje e koncerte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat