Angelina Jolie dhe Brad Pitt vijojnë gjyqin, aktorja merr dokumentet e hetimit të FBI-së

Mediale Vip

Angelina Jolie dhe Brad Pitt vijojnë gjyqin, aktorja merr dokumentet e hetimit të FBI-së

Më: 28 janar 2023 Në ora: 15:54
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Një grindje e supozuar në një avion mes Angelina Jolie dhe ish-bashkëshortit Brad Pitt, bëri që aktorja mori dokumentet nga hetimi i FBI-së.

Sipas raporteve të fundit, është zbuluar se më shumë se 100 faqe të raportit të FBI-së iu ‘ripërpunuan dhe iu lëshuan’ aktores së ‘Eternals’ më 4 janar, pas urdhrit të gjykatës, shkruajnë mediat  e huaja. Jolie, 47 vjeç, ka kërkuar dokumentet e hetimit për të fituar “mbrojtje ligjore” nga aktori babilonas, 59 vjeç, me të cilin ka gjashtë fëmijë.

Në gusht të vitit 2022 u zbulua se aktorja paraqiti një ankesë anonime kundër ish-bashkëshortit të saj duke detajuar sjelljen e tij abuzive në një avion privat në 2016 që çoi në zgjidhjen e martesës së tyre. Jolie dhe Pitt u martuan në gusht 2014, por bashkimi i tyre ligjor zgjati vetëm 25 muaj.

Dyshja kanë luftuar për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre, megjithëse dy më të mëdhenjtë Maddox dhe Pax – tani nuk janë më të mitur (të tjerët janë Zahara, 17; Shiloh, 16; dhe binjakët; Vivienne dhe Knox, 14 vjeç).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat