Njihuni me talentin Arber Beqiri, këngën e parë e këndon në shqip e gjermanisht

Mediale Vip

Njihuni me talentin Arber Beqiri, këngën e parë e këndon në shqip e gjermanisht

Më: 31 janar 2023 Në ora: 17:19
Arber Beqiri

Një tjetër talent që duket se do të arrijë shumë jo vetëm në skenën shqiptare por edhe atë të huaj. Ky është këngëtari i ri Arber Beqiri i cili jeton në Essen në Gjermani por me origjinë është nga Prishtina, Kosova.

Ai sapo ka lansuar një super projekt ky na tregon se është kënga e tij e parë dhe vjen e kënduar nga ai në shqip dhe gjermanisht. Kënga që quhet "Nie Wieder" ( Kurrê më) është realizuar nga vetë Arbëri me ndihmën e një bashkëpunëtori gjerman që quhet Mue, dhe në studion e tij është regjistruar kënga.

Si duket ai i ka synimet e qarta që megjithëse e ka nisur muzikën si qef dhe pasion një ditë mund të jetë dhe profesion, ndërsa ka dëshirë që muzika e tij të dëgjohet edhe në Zvicër, Gjermani, e patjetër në Kosovë, Shqipëri e kudo ku ka shqiptarë.

Ne mësojmë se familja dhe shoqëria janë gjithmonë përkrahësit e mëdhenj të tij, e në të ardhmen do të donte tê kishte një bashkëpunim me ndonjë artist shqiptar e nëse po ky do të ishte artisti Ermal Fejzullahu.

Më poshtë ju mund të klikoni e ndiqni këngën e tij.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat