I kishte ofenduar rëndë shqiptarët e Kosovës muaj më parë, kush është banori i ri i Big Brother

Mediale Vip

I kishte ofenduar rëndë shqiptarët e Kosovës muaj më parë, kush është banori i ri i Big Brother

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 08:16
Bledi Mane

Banori më i ri i shtëpisë së Big Brother është bërë gazetari, Bledi Mane. Gazetari u prit në shtëpi nga Dea Mishel dhe treguan se punojnë bashkë e janë miq të mirë.

Në klipin e tij prezantues, Mane u shpreh se injoranca dhe niveli i ulët i arsimit e shqetëson, ndaj në këtë pikë nuk do të ketë kompromise.

Ai tha se nuk di të gatuajë dhe se dy gjëra i kishin ngelur pa provuar në jetë. Martesa dhe Big Brother Vip.

Gazetari nga Shqipëria, Bledi Mane, para një kohe i ka ofenduar shqiptarët e Kosovës  duke thënë se “nuk e përdorin vajin e ullirit”.

“Ende jeni te pleskavica dhe lakra”, ka ofenduar ai.

Por aty në studio ishte gazetari nga Kosova Milaim Zeka i cili deklaratën e gazetarit e ka cilësuar si puro racizëm.

“Ajo që e the është puro-racizëm dhe puro-hajvanllak nga goja jote”, i ka thënë Zeka.

Më pas Mane i tha Zekajt se “ndoshta planifikon të kandidosh për deputet dhe të duhen disa duartrokitje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat