Familjarët e Xhulit flasin pas publikimeve të Getinjos: Do t’i qërojmë hesapet…

Mediale Vip

Familjarët e Xhulit flasin pas publikimeve të Getinjos: Do t’i qërojmë hesapet…

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 20:25
Getinjo

Publikimi i audioincizimit dhe bisedave të Getinjos me modelen e njohur, Xhuliana Nura ka marrë përmasa të mëdha në rrjet.

Krejt kjo nisi pas një debati që Nura kishte nisur me banoren e Big Brother, Vivien, kjo e fundit në lidhje dashurie me rep artistin, Getinjon.

Getinjo shpërthen ndaj Xhulit, publikon edhe një audio-incizim

Pas publikimit të atyre bisedave, familjari i Xhulianës, Bekim Nura ka thënë se banorët duhet të luajnë lojën pastër pa u përzier banorët që nuk janë më pjesë e lojës, në të kundërtën “do t’i qerojmë hesapet”.

“Nuk është mirë ai veprim çka ka bo Getinjo, është gjest i ulët shumë. Se di a është në dijeni ai se Xhuli ka familje edhe nuk lejojmë poshtërsime të tilla. Le të tregohet më i matur se ndryshe mund t’i qerojmë hesapet, ajo pa familje nuk është”, ka thënë ai për Insajderin

Sipas tij, çkado që ka ndodhur jashtë nuk duhet të ndikojë keq për ata brenda, pasi pas pak kohe të gjithë do të dalin nga aty dhe nuk i dihet si do të shkojnë raportet e tyre.

“S’kanë me nejt edhe shumë aty, kështu që ma mire me pas raporte të mira. Kur të dalin, me dikë kanë m =e mbet shokë e dikë jo, por veprimi i getinjos nuk ka qenë aspak i mirë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat