Tan Brahimi ironizon keq Oltën, shikoni reagimin e aktores

Mediale Vip

Tan Brahimi ironizon keq Oltën, shikoni reagimin e aktores

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 13:11
Olta Gixhari

Ditën e djeshme një zarf i bardhë ka shkuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”, ku Vëllai i Madh ka vendosur që banorët të bëjnë një konferencë për shtyp.

Të gjithë do të bënin rolin e gazetarëve përballë 3 të nominuarave Deas, Oltës dhe Teas, ku banorët kishin të drejtë të bënin pyetjet e tyre për 60 minuta.

Gjatë kësaj konference për shtyp, Tani e pyeti Oltën se pse nuk qan, pasi po i dhemb dhëmballa Bledit.

Kjo pyetje vjen pas prime-t të kaluar, ku aktorja e njohur shpërtheu në lot pas largimit të Amosit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Madje thuajse të gjithë u habitën nga ky reagim i Oltës.

Ndërkohë në lidhje me pyetjen që i bëri Tani, aktorja iu përgjigj:

“Unë për dy gjëra kam qarë shumë në këtë shtëpi, ka qenë kur më kanë nxjerrë videon e djalit, që nuk qava fill natën e spektaklit por e shkarkova të nesërmen në mëngjes sa u zgjova nga gjumi.

E kur iku Amosi. Unë nuk jam natyrë që qaj lehtë dhe nuk jam natyrë që qaj për çdo gjë”.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat