Tha se ka dashuruar 77-vjeçarin, “Arusha” i kthehet keq Diolës: Çfarë do të thonë vajzat e tua?

Mediale Vip

Tha se ka dashuruar 77-vjeçarin, “Arusha” i kthehet keq Diolës: Çfarë do të thonë vajzat e tua?

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 13:16
Diola Dosti

Big Brother VIP Albania duket se ka përfshirë edhe botën e futbollit.

Një nga reality show më të përfolur në vend ka nxitur komente dhe nga lojtarë apo ish futbollistë që kanë kontribuar për këtë sport në Shqipëri.

Së fundmi është Skerdi Bejzade i cili është mjaft aktiv në rrjetet sociale. Ish sulmuesi i njohur disa skuadrave në Shqipëri ironizon Diola Dostin për deklaratën e saj, e cila tregoi se ishte dashuruar me një 77-vjeçar.

“Arusha” i kujton atë që kishte ndodhur me një nga banorët e këtij reality show, ku Diola pretendonte se ishte mërzitur për mënyrën se si fëmijët do ta përceptonin.

“Më duket se këtu te Big Brother hyjnë normal e dalin të luajtur mendsh. Kjo kishte hall se çfarë do të thonin gocat e veta për lojërat e Luizit. Se dashnia me plakun 100 vjeç nuk ka problem”, shkruan plot ironi në komentin e tij Bejzade.

Diola tha se nuk dashurohet dot me fizikun e njerëzve por me mendjen dhe personi në fjalë tha se ishte shumë i zgjuar dhe se kur shikonte sytë e tij ndihej sikur shikonte botën.

“O Dea, nuk e di se unë këtë problem kam dhe me meshkujt. Nuk dashurohem dot me fizikun. E kam shumë të rëndësishme mendjen. Dhe ai ishte aq i zgjuar.

Unë e shikoja atë, sytë e tij ishin sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thosha shoqeve të mia “Kam rënë në dashuri” ato thoshin “Ti je e çmendur, ai është 77 vjeç”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat