U tha se humbi jetën nën rrënoja, gazetarja e njohur tregon të vërtetën e gjendjes së Cansu Dere

Mediale Vip

U tha se humbi jetën nën rrënoja, gazetarja e njohur tregon të vërtetën e gjendjes së Cansu Dere

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 06:37
Cansu Dere

Aktorja e suksesshme Cansu Dere, e bërë e njohur në vendin tonë me rolet në serialet "Nëna" dhe "Ezel", është kthyer në kryefjalën e shtypit rozë për shkak të thashethemeve se ajo është një nga personat që ka humbur jetën në tërmetin e fuqishëm që ndodhi gjatë orëve të para të 6 shkurtit në Turqinë jugore, në kufirin me Sirinë.

Lajmi i cili qarkulloi fillimisht në TikTok ka shqetësuar jo vetëm fansat e saj, por edhe kolegët të cilët nuk po arrinin të komunikonin me të. 

Megjithatë, fatmirësisht bëhet fjalë për një lajm të rremë. Sipas gazetares Birsen Altuntas ajo gëzon shëndet të plotë dhe do të jetë pjesë e një nisme për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar familjet e viktimave dhe personat e lënduar nga tërmeti.

"Disney Plus dhe FOX kanë kanë vendosur të ndihmojnë familjet e prekura nga tërmeti i 6 shkurtit. Halit Ergenç, Yılmaz Erdoğan, Şahan Gökbakar, Ata Demirer, Can Yaman, Cansu Dere  dhe Demet Özdemir janë disa prej aktorëve që i janë bashkuar kësaj iniciative."-bën me dije një burim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat