Vritet reperi i njohur nga Afrika e Jugut AKA së bashku me shokun e tij

Mediale Vip

Vritet reperi i njohur nga Afrika e Jugut AKA së bashku me shokun e tij

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 17:11
Kiernan Forbes

Një nga reperët kryesorë të Afrikës së Jugut, i njohur gjerësisht si AKA, është qëlluar për vdekje jashtë një restoranti në qytetin bregdetar të Durban.

Kiernan Forbes u vra së bashku me mikun e tij të ngushtë, sipërmarrësin Tebello ‘Tibz’ Motsoane.

Dyshja mendohet se kanë qenë rrugës për në një klub nate për një performancë si pjesë e festimeve të ditëlindjes së Forbes kur u qëlluan.

Motivi i vrasjes nuk dihet ende.

Reperi dhe shoku i tij po shkonin drejt makinës së tyre kur u afruan dy persona të armatosur, të cilët i qëlluan nga një distancë e afërt.

Më pas, sulmuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Forbes filloi karrierën e tij muzikore si pjesë e grupit rap Entity përpara se të niste karrierën e tij solo, duke fituar disa çmime në Afrikën e Jugut për muzikën e tij.

Ai u lavdërua gjithashtu ndërkombëtarisht, me disa nominime për një Çmimin Black Entertainment Television (BET) në SHBA dhe një MTV Europe Music Award.

Disa orë para vdekjes së tij, 35-vjeçari postoi në rrjetet sociale për albumin e tij të ardhshëm, Mass Country, i cili do të publikohet në fund të këtij muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat