Big Brother VIP nisi në mënyrë të pazakontë! Shokohen banorët

Mediale Vip

Big Brother VIP nisi në mënyrë të pazakontë! Shokohen banorët

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 08:25
Big Brother VIP

Big Brother VIP nisi ndryshe mbrëmë.

Për herë të parë, banorët u njoftuan mbi atë që ka ndodhur jashtë shtëpisë.

Atyre iu shfaq në ekran ngjarja më e rëndë e ditëve të fundit.

Bëhet fjalë për tërmetin në Turqi.

Arbana tha se “Fundjavë ndryshe” dhe “Big Brother VIP” do të bashkëpunojnë për donacione. Pamjet kanë tronditur banorët që kanë shpërthyer në lot.

Paraprakisht, moderatorja Arbana Osmani ka shpjegur gjithçka dhe ka komunikuar se, nëse dikush nga banorët nuk e përballon situatën, të mos e shohë videon.

Por banorët qëndruan dhe premtuan se do japin mesazhe sensibilizuese për të ndihmuar familjet e dëmtuara nga tërmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat