Angelina Jolie reagon pas termetit tragjik në Siri dhe Turqi, aktorja bën apel për ndihmë

Mediale Vip

Angelina Jolie reagon pas termetit tragjik në Siri dhe Turqi, aktorja bën apel për ndihmë

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 14:06
Angelina Jolie

Ylli i “Hollywood”Angelina Jolie ka reaguar në rrjetet sociale ndaj termetit në Turqi dhe bëri thirrje për donacione për viktimat e tragjedisë që ka tronditur botën.

Aktorja bëri apel për ndihmë për Turqinë dhe Sirinë pas tërmeteve në Kahramanmaraş, të cilët u cilësuan si “katastrofa e shekullit”.

Angelina publikoi disa foto në Instagramin e saj ku tregonin pamjet e situatës alramante në Turqi dhe Siri ku ekipet e kërkim- shpëtimit po bëjnë të pamundërn për të shpëtuar jetë njerëzish të mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

“Zemra ime është për njerëzit e Sirisë dhe Turqisë. Është e vështirë të kuptosh dhimbjen e paimagjinueshme që kaq shumë familje po vuajnë në këtë kohë. Më dërgoi këtë një mik, nga brenda Sirisë Veriperëndimore. Unë kam zgjedhur të mbështes@the_whitehelmetsdhe [email protected] që edhe të tjerët të mendojnë të japin, në mënyrë që të vazhdojnë punën e tyre shpëtimtare” shkruan aktorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat