“Është këngëtarja më e mirë e të gjitha kohërave”/ Chris Martin qenka një fans i zjarrtë i Rihannës

Mediale Vip

“Është këngëtarja më e mirë e të gjitha kohërave”/ Chris Martin qenka një fans i zjarrtë i Rihannës

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 14:12
Rihanna dhe Chris Martin

Prej disa vitesh, ylli i muzikës Rihanna bëri një pauz në muzikë dhe koncertet e saj. Tashmë ajo është gati të rikthehet me nië super shfaqje në hapjen e “Super Bowl LVII”.

Së fundmi këngëtari i grupit ‘Coldplay’, Chris Martin u shpreh se Rihanna është “këngëtarja më e madhe e të gjitha kohërave”, vetëm një ditë shfaqjes.

“Duhet të jesh idiot për të mos pranuar se ajo është këngëtarja më e mirë e të gjitha kohërave”, tha Martin gjatë një interviste me Zane Lowe.

“Nuk e njoh shumë mirë Rihannën”, ka rrëfyer Martin. “Unë jam kryesisht një fans i saj, dhe ne kemi performuar me të disa herë dhe po bëhet gjithnjë e më e çuditshme që ajo thjesht këndon, gjë që e bën atë edhe më të veçantë, dhe në një mënyrë të çuditshme, tregon se ajo me të vërtetë , me të vërtetë dëshiron ta bëjë atë.”

Rihanna dhe Martin kanë kënduar së bashku edhe më parë

Coldplay bashkëpunoi me Rihanna-n për albumin e vitit 2011 ” Mylo Xyloto ” në këngën ” Princess of China “, e cila ishte një hit i madh për të dy artistët.

“Në këtë pikë, askush nuk mund ta detyrojë Rihannën të bëjë asgjë”, shtoi Martin, i cili vuri në dukje se sido që të ndodhë, shfaqja e Rihannës në pjesën e parë do të jetë magjepsëse.

Coldplay tashmë e di se si është të performosh në Super Bowl, pasi ai ka bërë disa vite më parë hapjen e ndeshjes së bashku me Beyoncen dhe Bruno Mars në 2015.

“Janë 300 deri në 400 njerëz që e lëvizin skenën, e vendosin dhe e heqin brenda tetë minuta. Është e pabesueshme. Është pothuajse e pamundur,”tha Rihanna gjatë një interviste të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat