Zhaklin Lekatari flet për Dalina Buzin pas përplasjeve virtuale

Mediale Vip

Zhaklin Lekatari flet për Dalina Buzin pas përplasjeve virtuale

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 15:52
Zhaklin Lekatari dhe Dalina Buzi

Zhaklin Lekatari ka folur lidhur me prishjen e raportit dhe përplasjet e saj virtuale me Dalina Buzi gjatë një interviste të dhënë së fundmi. 

Çfarë ndodhi: Dy personazhet e njohura të botës së medias janë përplasur disa herë me njëra-tjetrën. Rasti i fundit ishte ai i disa javëve më parë lidhur me BBVA. Ishte opinionistja aktuale e formatit ajo e cila komentoi në mediat sociale në një video ku Dalina komentonte dinamikat në reality-show. "Nuk marrë njerëz nëpër gojë unë. Sidomos kur ftoj nëpër emisione me titull "Goca dhe Gra". S'më pëlqejnë thashethemet".-shkruan ajo pasi e kanë etiketuar në postim. Nga ana tjetër Dalina në reagimin e saj ironizon se Zhaklina është e shqetësuar pse ajo komenton formatin. 

Çfarë thanë: Duke komentuar personazhe të ndryshme në një intervistë në RTV Ora, Zhaklinës iu kërkuar të bënte një koment edhe për Dalinën. Gazetarja tha se është profesioniste dhe e zonja në fushën e saj, por ka vendosur mos të ndjekë dhe komentojë asnjë aktivitet të saj pas përplasjes në emisionin "Goca dhe Gra". 

"Dalina është një profesioniste, e zonja në fushën e saj. Në fakt ne nuk kemi më kontakt nga "Goca dhe Gra" sepse unë kam qenë e ftuar pas ngjarjes që ndodhi me Fifin. Dhe me thënë të drejtën nuk u prita shumë mirë në atë emision, u ndjeva shumë e sulmuar. U ndjeva e mashtruar. Isha ftuar për të biseduar për një temë, u bisedua një temë tjetër. Dola shumë e zhgënjyer nga ky kurth që mu bë në një emision dhe prej atij momenti kam vendosur mos të komentoj dhe ndjek aktivitetin e saj sepse nuk e shoh të arsyeshme ta bëj. Nuk dua fare."-tha ajo

Panorama më e gjerë: Këngëtarja e mirënjohur Fifi deklaroi në verë lidhur me partnerin e saj Adis Patushin se "do doja ta kisha ruajtur veten për ty". Deklaratë e cila nuk i pëlqeu Zhaklinës e cila reagoi në mediat sociale e revoltuar nga mesazhi që Fifi përcillte sipas saj. Në këtë debat u përfshi gjithashtu dhe Dalina e cila mbajti anën e Fifit ku sipas saj nuk ka asgjë të keqe që ajo vendosi të thotë fjalë të tilla. Qëndrimet e tyre të ndryshme sollën përplasje në mediat sociale e më pas në "Goca dhe Gra" ku Zhaklina u ftua fill pas debatit virtual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat