Eni Koçi shpreh haptazi pëlqimin për Luizin në Big Brother

Mediale Vip

Eni Koçi shpreh haptazi pëlqimin për Luizin në Big Brother

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 08:36
Luiz Ejlli.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi, është mjaft aktive në rrjete sociale.

Ajo ndan me fansat imazhe e video të ndryshme, ndonëse nuk mungon as me postime nga përditshmëria.

Artistja së fundmi u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.

Image
Postimi i Eni Koçit

Njëra nga pyetjet kishte të bënte me Big Brother VIP Albania, kryesisht banorin Luiz Ejlli.

“Me cilin je në Big Brother VIP”, ka qenë pyetja që iu parashtrua Koçit.

“Me Luizin si gjithë dynjaja”, u përgjigj ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat