Ndërron jetë reperi amerikan, David Jolicoeur

Mediale Vip

Ndërron jetë reperi amerikan, David Jolicoeur

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 10:57
David Jolicoeur

David Jude Jolicoeur, i njohur më mirë me emrin skenik Trugoy the Dove, anëtar i treshes ikonë të rap-muzikës “De La Soul”, ka ndërruar jetë.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua përmes Tony Ferguson, publicist i grupit muzikor.

Jolicoeur ishte 54 vjeç. Ferguson tha se vdekja e Jolicoeur ishte “një humbje e madhe”, ndërsa nuk dha ndonjë shkak për vdekjen e tij.

Jolicoeur, i lindur në Brooklyn, Neë York  konsiderohet gjerësisht si një nga artistët hip-hop më me ndikim të viteve 1980 dhe 1990.

Anëtarët i “De La Soul”, Vincent Manson, i njohur si Pasemaster Mase, dhe Kelvin Mercer, i njohur si Posdnuos, formuan treshen e rap-it në 1988 pasi ndoqën shkollën e mesme së bashku në Amityville, New York.

“De La Soul” publikoi albumin e tyre debutues “3 Feet High and Rising” në 1989 që përfshinte hitin “Me, Myself and I”, i cili kaloi 17 javë në top-listën “Billboard Hot 100”.

Gjatë karrierës së tyre interpretuese, “De La Soul” u nominuan për gjashtë çmime “Grammy”, duke fituar një për “bashkëpunimin më të mirë pop” me “Feel Good Inc” në vitin 2006.

“The Magic Number”, një këngë tjetër nga albumi i tyre debutues “3 Feet High and Rising”, u shfaq si kënga e fundit në “Spider-man: No Way Home” në 2021.

Albumi më i fundit që Jolicoeur dhe “De La Soul” publikuan ishte “And the Anonymous Nobody…” në 2016.

“De La Soul” ishte planifikuar të performonte tre shfaqje në Mbretërinë e Bashkuar duke filluar nga 8 Prilli 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat