Tërmeti në Turqi dhe Siri/ Luizi bën thirrje për të ndihmuar të prekurit: Ata na janë gjendur pranë kur na ndodhi e njëjta fatkeqësi

Mediale Vip

Tërmeti në Turqi dhe Siri/ Luizi bën thirrje për të ndihmuar të prekurit: Ata na janë gjendur pranë kur na ndodhi e njëjta fatkeqësi

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 14:23
Luizi

Në spektaklin e së shtunës banorëve iu transmetua një video e shkëputur nga vendet ku ndodhi tërmeti që deri më tani ka lënë të vdekur më shumë se 34 mijë persona.

Nga banorët u kërkua që të solidarizohen dhe përgjatë javës të bëhet thirrje që të mblidhen sa më shumë ndihma për Turqinë dhe Sirinë nga populli shqiptar. Kjo thirrje sot u bë nga këngëtari Luiz Ejlli, i cili kërkoj që kushdo që ka mundësi të ndihmojë sado pak të prekurit nga tërmeti.

Mirëmëngjesi të gjithëve, meqenëse sot është zi kombëtare për rastin e tmerrshëm në Turqi, shpresoj shumë që numri të mos jetë rritur dhe ju bëjë thirrje të gjithëve që kush ka mundësi që të kontribuoj sado pak sepse edhe ata na janë gjendur pranë kur na ndodhi edhe neve e njëjta fatkeqësi, të ndihmojmë sa më shumë që të mundemi”, tha Luizi.

Theksojmë që Luizi bashkë me Oltën, Armaldon dhe Kristin aktualisht ndodhën në një dhomë të përbashkët e konsideruar si “Burg Brother VIP” pasi u dënuan për diskutimet rreth nominimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat