“Ka fyer më shumë se gjysmën e kombit tonë”/Donald Trump reagon i revoltuar ndaj preformanës së Rihannës në “Super Bowl”

Mediale Vip

“Ka fyer më shumë se gjysmën e kombit tonë”/Donald Trump reagon i revoltuar ndaj preformanës së Rihannës në “Super Bowl”

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 06:57
Rihanna dhe Donald Trump

Ndërkohë që shumica e njerëzve u emocionuan kur panë rikthimin e Rihanna-n në skenë për performancën e saj të parë live pas 5 vitesh në Super Bowl të dielën mbrëma, Donald Trump e bëri të qartë se ai ishte shumë i zhgënjyer nga performanca e saj.

Ish-presidenti bëri një delaratë për 5 milionë ndjekësit e tij në Truth Social, duke e quajtur hapjen e ndeshjes si një “DËSHTIM EPIK”.

Ai shkroi: “Rihanna dha pa diskutim, shfaqjen më të keqe të Halftime-it në historinë e Super Bowl-Kjo pasi fyeu shumë më tepër se gjysmën e kombit tonë, me gjuhën e saj të neveritshme dhe fyese. Gjithashtu shumë dhe për ‘Stilistin’ e saj!”

Image
Postimi i Trump

Kritika e ashpër ndaj performancës së yllit të popit, ku ajo zbuloi se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë me të dashurin ASAP Rocky, nuk është e para pasi Trump i ka shprehur më parë opinionet e tij ndaj artistes. Të enjten, ai deklaroi se nëntë herë fituesja e Grammy-t nuk ka “ASNJË TALENT” dhe nuk do të ishte “ASGJE” pa “stilisten” e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat