Edhe pse në “BBV”, Kiara dhe Luizi debatojnë që tani për një temë që “mundon” shumë çifte jashtë

Mediale Vip

Edhe pse në “BBV”, Kiara dhe Luizi debatojnë që tani për një temë që “mundon” shumë çifte jashtë

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 10:25
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, duket se po i zhvillojnë që tani diskutimet që mund t’i presin jashtë. Në diskutimin e tyre të fundit, me shumë mundësi do ta gjejnë veten shumë prej jush. Kiara dhe Luizi, tashmë si një çift, folën për ndarjen e fjalëkalimeve dhe kontrollimin e telefonit nga partneri.

Ishte Kiara ajo që u shpreh kategorikisht kundër faktit që partneri i saj, në këtë rast Luizi, duhet të kontrollojë telefonin apo bisedat e saj. Nga ana tjetër, Luizi po e ngacmonte me pyetje moderatoren.

Kiara: Nuk kam shumë që të njoh, partneri bëhet posesiv në momentin që fiksohet me telefonin.

Luizi: Unë nuk fiksohem, por po më bën të fiksohem me këto që thua.

Kiara: Nuk ia prek kurrë telefonin me dorë, unë kam besim.

Luizi: Bisedat me shoqet e ngushta janë të rrezikshme.

Kiara: Atë nuk ta lejoj kurrë, jo Luizi të jesh, po kush të jesh, këtë gjë nuk ta lejoj.

Në një tjetër diskutim me Oltën, Kiara u shpreh: “Nuk kam ndonjë gjë për të fshehur dhe se kam frikë nga ndonjë gjë, por mendoj që telefoni është shumë privat. Kam shumë biseda private, me familjen time, tezen, shoqe të ngushat, që edhe ato më tregojnë sekretet e tyre. Nuk dua që ai të futet në privatësinë time deri në atë pikë.”

Megjithëse ra deri diku dakord me Kiarën, Olta tha se ajo nuk e ka problem ndarjen e fjalëkalimeve apo telefonit me partnerin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat