Elgit Doda zbulon suprizën që Luizi ka përgatitur për Kiarën: Mbajeni mirë mend këtë!

Mediale Vip

Elgit Doda zbulon suprizën që Luizi ka përgatitur për Kiarën: Mbajeni mirë mend këtë!

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 11:21
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito

Ky Shën Valentin ka gjetur të izoluar çiftin më të ri të showbizit shqiptar, Kiarën dhe Luizin. Megjithatë, ata sigurisht nuk do të qëndrojnë pa festuar dhe përveç “Vëllait të Madh” i cili do japë një dorë në përgatitjet, Luizi si duket qenka kujdesur deri në detaj që kjo ditë të jetë sa më e bukur për partneren e tij.

Por, si mund t’i bëhet qejfi dhe të përkëdhelet një femër? Përveç luleve, dhuratave, darkës romantike dhe qirinjve një këngë e dedikuar për të është tjetër nivel.

Ka qenë këngëtari Elgit Doda ai i cili ka “zbuluar” këtë suprizë të Luizit, i cili edhe më herët i tha Kiarës që 14 shkurti do të jetë një ditë e veçantë për të.

Teksa ka postuar një pjesë të shkurtër të këngës, Elgiti ka paralajmëruar: Mbajeni mirë mend këtë tekstin se do ta mësoni përmendësh.

Ky postim i këngëtarit është ripostuar edhe nga vetë Instagrami i Luizit dhe menjëherë intuita jonë na bën që të mendojmë se ky është një tekst i përgatitur nga Elgiti, të cilin do e këndojë Luizi dhe është dedikim për Kiarën.

Image
Postimi i Elgitit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat