Pasi u tha se janë ndarë, Xhensila ka një mesazh të fuqishëm për Besin

Mediale Vip

Pasi u tha se janë ndarë, Xhensila ka një mesazh të fuqishëm për Besin

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 14:03
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

Xhensila ka uruar Shën Valentinin me një postim me fjalë tejet domethënëse.

Këngëtarja ka postuar një foto me Besin dhe shkruan se forca e dashurisë largon çdo të keqe e dhimbje.

"Vallë a nuk është dashuria plot besim që arrin t’i bëjë këto gjëra? Vallë a nuk është dashuria që të bën ta dëbosh të keqen? Vallë a nuk është dashuria që bën të flasësh gjuhë të reja? Gjuhën e mirëkuptimit, të gëzimit, të paqes, të shpresës…?

Vallë a nuk është dashuria që largon çdo dredhi, lëngatë e helm vdekjeprurës? Vallë a nuk është forca e dashurisë që shëron çdo dhimbje të zemrës, madje edhe ato fizike? Prandaj, urime ty që e feston Dashurinë! Bes Kallaku", shkruan Xhensila.

Besi gjithashtu ka postuar disa foto me Xhensilën ku çifti shfaqen shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

Image
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat