Xhuli e pyet Stresin: Qerpikët i ke të bukur e të gjatë, e dhëmbët a i ke të bërë?

Mediale Vip

Xhuli e pyet Stresin: Qerpikët i ke të bukur e të gjatë, e dhëmbët a i ke të bërë?

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 23:18
Xhuli dhe Stresi

Dyshja e banorëve, Stresi dhe Xhuli duket se e kanë shijuar pafund sfidën e “Vëllait të Madh” për ditën e Shën Valentinit, ku ata janë detyruar të flasin më fjalë të ëmbla dhe dashuri me njeri-tjetrin.

Kësisoj, Xhuli e ka komplimentuar Stresin për qerpikët e tij, ndërsa ka thënë se është “natyral”.

“Paskam harru sa qerpikët e bukur i ke, dhe sa të shumë të gjatë i paske. Dhëmbët a i ke të bërë?”, i ka thënë Xhuli, Stresit, ndërsa ai ia ka kthyer duke thënë – “Prandaj nuk vë syze. Dhëmbët i kam të bërë, por diçka tjetër jo. Jam shumë natyral, kam pak emocione se jam i turpshëm”.

Në anën tjetër, Xhuli është pajtuar me atë se “Stresi është i bukur”, por ajo ka thënë të mos besojë se ai “është i turpshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat