Dashuri në qiellin e shtatë – Luizi ia interpreton Kiarës këngën që ia dedikoi asaj për Shën Valentin

Mediale Vip

Dashuri në qiellin e shtatë – Luizi ia interpreton Kiarës këngën që ia dedikoi asaj për Shën Valentin

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 23:44
Luizi dhe Kiara

Mbrëmja e Shën Valentinit ka qenë tejet e veçantë për dy nga banorët e Big Brother VIP Albania.

Bëhet fjalë për çiftin Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, të cilët në përfundim të spektaklit, janë drejtuar për në një ambient jashtë shtëpisë së BBVA.

Ambienti në fjalë ishte i rregulluar me deokore dhe drita në kuadër të festës së të dashuruarve, gjersa befasia më e madhe erdhi në momentin kur ai i interpretoi asaj ‘live’ këngën e tij më të re.

Luizi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka realizuar një këngë të re të zhanrit baladë, të titulluar “Me ty”, të cilën ia dedikon Kiarës.

Me të përfunduar performancën, çifti kanë shkëmbyer një puthje pasionante para mijëra spektatorëve.

Më pas ai i ka dhuruar asaj si dhuratë një byzyl ari, gjersa Kiara nuk është përmbajtur duke i thënë publikisht “Të dua”.

“Jam djali më me fat në botë sepse kam gjetur atë që çdo njeri kërkon – dashurinë”, është shprehur Luizi pas përfundimit të befasisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat