Genta Ismajli shkëlqen krah partnerit të saj, ndan foto në rrjete sociale

Mediale Vip

Genta Ismajli shkëlqen krah partnerit të saj, ndan foto në rrjete sociale

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 06:59
Genta Ismajli

Genta Ismajli, është njëra nga personazhet më të përfolur në mediat rozë.

Lidhjen me biznesmenin e njohur turk, Usta bëri bujë të madhe duke e bërë atë të jetë në qendër të vëmendjes, u forcua edhe më shumë kur çifti në fjalë u bënë prindër për herë të parë të dy binjakëve.

Vajza dhe djali i kanë bërë më të bukur jetën këngëtares. Sot për ditën e të dashuruarve Genta ka publikuar një fotografi ku shfaqet super joshëse. E veshur bukur dhe me ngjyrë që simbolizon dashurinë, Genta po shkëlqen në pamje për Shën Valentin.

Image
Genta Ismajli dhe Usta

Më pas në InstaStory ajo ka postuar foton me Ustan e duken të lumtur e të dashuruar.

Siç dihet, këngëtarja Genta Ismajli ka ndërtuar jetën e re në Turqi, kjo pasi është martuar me një biznesmen nga Turqia.

Çifti, janë gëzuar me dy fëmijë binjak, një djalë dhe një vajzë. Këngëtarja e njohur e muzikës moderne, nuk ka dashur ta ruaj privatësinë e të vegjëlve, madje i ka ekspozuar shpesh në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat