Të zhveshur për Shën Valentin, Emily Ratajkowski dhe Eric Andre konfirmojnë se janë bashkë

Mediale Vip

Të zhveshur për Shën Valentin, Emily Ratajkowski dhe Eric Andre konfirmojnë se janë bashkë

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 21:24
Emily Ratajkowski dhe Eric Andre

Modelja Emily Ratajkowski dhe aktori i humorit, Eric Andre, vendosën t’i ndajnë dukjet e tyre intime për ditën e Shën Valentinit në rrjetet sociale duke pozuar lakuriq.

Në një postim të publikuar në profilin e komikut, ai shihet i shtrirë i zhveshur në një divan, ku ka fshehur pjesën e tij intime me një emotikon zemre.

Me këtë postim ku shkruan “Gëzuar Ditën e Shën Valentinit”, çifti ka konfirmuar zërat se janë në një lidhje.

Ndërkohë, reflektimi i Emily shihet në pasqyrë pas Andre, teksa e fotografon atë. Ajo duket se nuk ka veshur asgjë tjetër veç të brendshmeve të kuqe rrjetë teksa pozon dhe tregon e zhveshur të pasmet.

Të dy shijuan gjithashtu një takim para Ditës së Shën Valentinit në një ndeshje basketbolli në Madison Square Garden.

Kujtojmë se muajin e kaluar modelja dhe komiku nxitën thashethemet për një lidhje, pasi u panë në një natë në Neë York dhe më pas u fotografuan së bashku në ishujt Kajman. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat