Fansat brohorasin në ‘BBV’ për Luizin, Oltën s’e mban dot xhelozia

Mediale Vip

Fansat brohorasin në ‘BBV’ për Luizin, Oltën s’e mban dot xhelozia

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 10:14
Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari

Luiz Ejlli u ka treguar banorëve se disa fëmijë vijnë çdo ditë pranë shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ dhe brohorasin. ‘O Luiz o kampion’ u dëgjua të thonin të vegjëlit teksa në oborr ishte Luizi, Kiara, Maestro dhe Olta. Kjo e fundit, duke qënë se u ndje e lënë mënjanë nga ‘dashuria’ e fansave, reagoi. Por jo ashtu siç e prisnim. Aktorja tha se personat jashët po bërtisnin ‘O Luiz o legen’. Kjo u prit me të qeshura nga Luizi i cili i sqaroi se nuk është hera e parë që këta persona brohorasin për të.

Biseda e plotë mes tyre:

Luiz: Ca është?

Personi nga ana tjetër e shtëpisë: O Luiz…

Kiara: O Luiz thotë

Olta: O Luiz o legen…

Luizi: O legen, deka, seriozisht e ke? Të kam thënë, ke probleme me sy e me veshë. Është i njëjti zë që vjen çdo mëngjes.

Maestro: Një problem do kesh me këtë, i ngel qefi shumë shpejt.

Luizi: O Luiz o kampion, kjo o Luiz o legen. Ai vjen ditë për ditë.

Maestro: Mos tha fjalë tjetër?

Luizi: O Luiz o legen thotë kjo, është e drejta e saj.

Olta: Ashtu e dëgjova ore. Po ç’të duhet ta dëgjosh, dhe ajo të duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat