​Aktorja Raquel Welch vdes në moshën 82-vjeçare

Mediale Vip

​Aktorja Raquel Welch vdes në moshën 82-vjeçare

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 14:32
Aktorja amerikane, Raquel Welch

Aktorja amerikane, Raquel Welch vdiq sot në moshën 82-vjeçare.

Raquel Welch u lind në Çikago në vitin 1940. Ajo u bë e njohur për rolin e saj në filmin aventuresk “One Million Years B.C.” të vitit 1966 me regji të Don Chaffey.

Ajo bashkëpunoi me aktorët më të mëdhenjtë e Hollivudit duke përfshirë James Stewart, Frank Sinatra, John Huston dhe Burt Reynolds.

Raquel Welch fitoi një çmim “Golden Globe” për aktoren më të mirë në komedinë “The Three Musketeers”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat