Pasi u tha se janë në një krisje të marrëdhënies së tyre, vjen reagimi i Elhaida Danit dhe Ledian Agalliaj

Mediale Vip

Pasi u tha se janë në një krisje të marrëdhënies së tyre, vjen reagimi i Elhaida Danit dhe Ledian Agalliaj

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 16:42
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj

Këngëtarja e njohur Elhaida Dani dhe balerini Lediani Agallijaj nisën romancën e tyre gjatë spektaklit “Dancing With the Stars”, ku ata ishin një nga çiftet konkurrente.

Pasi u shfaqën bashkë me pushime dhe më pas qëndruan në Itali për disa javë, aty ku këngëtarja jeton, duket se një heshtje e tyre më pas në rrjetet sociale bëri që mediat online ditën e djeshme të aludojnë për një krizë në çift.

Kjo edhe për faktin se çifti për “Shën Valentin” nuk ndau asnjë mesazh dashurie. Për më tepër Elhaida e kaloi një pjesë të ditës së të dashuruarve, me shoqen e saj. Gjë të cilën e ka treguar vetë Elhaida përmes fotove në Instagram.

Image
Postimi

Por pas aludimeve të mediave, ditët e sotme duket se të gjithë morën një përgjigje nga këngëtarja dhe balerini, pasi këngëtari Flor Mumajesi bëri një postim në rrjetin e tij social Instagram duke publikuar një moment nga performanca e tyre në “Dancing With The Stars” me këngën “Fjala e Fundit”, teksa ka bërë tag edhe çiftin.

Elhaida dhe Lediani e ka rishperndarë postimin e Florit duke e shoqëruar me emoji zemre, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë të gjitha aludimet për një krizë të mundshme mes tyre.

Image
Postimi
Image
Postimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat