Planet për fëmijë me Donald Veshajn? Ja çfarë thotë Bora Zemani

Mediale Vip

Planet për fëmijë me Donald Veshajn? Ja çfarë thotë Bora Zemani

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 23:33
Bora Zemani dhe Donald

Planet për një bebe janë, por nuk ka asgjë konkrete ende për çiftin Bora Zemani-Donald Veshaj. Kështu ka deklaruar moderatorja në një intervistë për "Top Albania Radio". 

Ashtu si shumë çifte të njohura të showbizit, as ata nuk i kanë shpëtuar thashethemeve për një bebe. Gjithsesi, Bora thotë se nuk ka ende një plan të tillë për momentin. 

“Planet janë gjithmonë. Plane kemi por gjëra konkrete nuk ka. Me linjat jemi mirë. Jo, nuk ka”, u shpreh ajo. 

Bora është nënë e një djali, Arborit nga lidhja e saj me Dj e njohur Vin Velin. Ata ruajnë një raport shumë të mirë dhe shpesh i kemi parë bashkë duke treguar një shembull perfekt se si dy prindër mund të vazhdojnë të jenë prezentë dhe model në rritjen e fëmijëve përtej ndarjes. 

Po ashtu, Bora ka treguar se djali i saj gëzon marrëdhënie shumë të mirë edhe me Donaldin. Sipas moderatores, Arbori e cilëson partnerin e saj si mikun e tij më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat